Koorporata Eneregjetike e Kosovës (KEK) po “gogëson” nga militantët e Vetëvendosjes. Së fundmi ish-U.D i kryeshefit të kësaj ndërmarrje dhe aktualisht këshilltar i kryeshefit, Bekir Gërguri ua ka hapë dyert e punës dy djemëve të tij. Ata u punësuan në ndërmarrjen ku muaj më parë e udhëhiqte babai i tyre, shkruan Periskopi.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar edhe vet Bekir Gërguri .
“Jo veç djemt e mi, por secili kur është konkursi i hapur kanë të drejta të barabarta, të gjithë uniform para konkursit. Nuk muj me ia mohu të drejtën as njërit, as tjetrit e kanë fatin e vet, janë madhor prandaj e kane të ardhmen perspective”, tha Gërguri për Periskopin.
Njëri djalë i Bekir Gërgurit u punësua në pozitën e teknikut të makinerisë, ndërsa tjetri teknik i kimisë.
Por, kjo situatë shkon edhe më larg, pasi kryetar i komisionit për teknik të kimisë, ku u pranua njëri prej djemve të tij është Ramadan Sokoli, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Bylbyl Sokolit.
Kujtojmë se Bekir Gërguri po merr pjesë edhe në fushatën kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza.