Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet elektorale sipas agjendës së tij zgjedhore, këtë herë në Korroticë të Ulët, Zabel të Ulët dhe Çikatovë të Re, bashkë me kandidatët e listës për Kuvendin e Komunës.
Në tubimin e mbajtur në oborrin e Shkollës “Arif Shala” dhe atë të Shkollës “Ali Gashi” në Çikatovë, Lladrovci tha se numri i qytetarëve të pranishëm ishte dyfish më i madh sesa në zgjedhjet qendrore, duke dëshmuar mbështetje të fuqishme për fushatën “Për Drenasin Kampion”.
Ai kujtoi se Drenasi është shpallur gjashtë herë kampion i performancës në qeverisjen lokale dhe se pret shpalljen e këtij titulli për herë të shtatë.
“Shpifjet, montazhet dhe konferencat e sponsorizuara nga keqbërësit nuk mund ta ndalin fitoren tonë më 12 tetor. Me 101 arsye, Drenasi do të mbetet kampion. Vazhdojmë edhe katër!”, theksoi ai.
Postimi:
Siaps agjendës, në Korroticë të Ulët dhe Zabel të Ulët, në Shkollën Arif Shala”, si dhe në Çikatovën e Re, në Shkollën “Ali Gashi”, bashkë me Kaltrina Qerkinajn, Valdet Currin, Alban Leku, Ekrem Elshanin, Anjeza Kurtajn dhe kandidatët e Listës për Kuvendin e Komunës, mbajtëm tubim zgjedhor ku theksuam disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”.
Megjithëse ftohtë, tubimin e parë e mbajtëm në oborrin e Shkollës për shkak se ambientet ku ishte planifikuar tubimi ishte i ngushtë për dyfishin e qytetarëve të pranishëm krahasuar me zgjedhjet qendrore, po ashtu edhe në Çikatovë gjendja ishte e njëjtë.
Energjia jonë është e bazuar në besimin qytetar, për qeverisjen me duar të pastra, qeverisje që për nëntë vjet, asnjë zyrtar i komunës së Drenasit nuk e kishte asnjë akuzë e asnjë dënim, sepse, ne kemi dhënë premtimin me kohë se qeverisja jonë do të jetë shembullore.
Këtë e dëshmojnë titujt gjashtë herë kampion të performancës në qeverisje lokale, presim këto ditë edhe shpalljen kampion për herë të shtatë.
Shpifjet, as montazhat e incizimeve e as konferencat e lodhta të sponsorizuara nga keqbërësit, nuk mund ta ndalin fitoren tonë, më 12 tetor, me 101 arsye, “Për Drenasin Kampion”!
Vazhdojmë edhe katër!