Kandidati për asamble komunale në Skenderaj nga radhët e PDK-së, me numër 6, Nexhat Ahmeti, ka marrë përkrahjen e studentëve të kolegjeve të ndryshme të fakulteteve të mjekësisë.
Ai ka deklaruar se kjo mbështetje është dëshmi e besimit që gjenerata e re ka për ndryshime pozitive dhe për kontribut në një të ardhme më të mirë për qytetin.
“Mbështetja juaj më jep forcë dhe motivim të dyfishtë për të ecur përpara, me përkushtim dhe vizion të qartë. Së bashku do të punojmë për zhvillim, mundësi të reja dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë,” ka shkruar Ahmeti.
Në fund, ai falënderoi studentët për besimin dhe përkrahjen e dhënë.