Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur tubime zgjedhore me qytetarët e Damanekut, Krajkovës dhe Lagjes Bytyçi-Arllat, bashkë me kandidatët e Listës “Për Drenasin Kampion”, Burbuqe Istogu Hoxha, Vjosa Hoxha dhe Burim Bujupi.
Ai tha se, pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë, qytetarët kishin treguar mbështetje të madhe, duke u bërë pjesë e bashkëbisedimit për vizionin e mandatit të ardhshëm.
Lladrocci gjithashtu kritikoi shpifjet dhe shantazhet që, sipas tij, po bëhen përmes qindra profileve të rreme në rrjetet sociale, duke theksuar se ato nuk mund ta tjetërsojnë të vërtetën dhe punën e kryer me përgjegjësi.