Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, ka bërë të ditur se është fuqizuar Shërbimi i Kujdesit Mjekësor Shtëpiak, duke dyfishuar numrin e ekipeve mjekësore, shkruaj rajoni.org.
Nga nesër, ky shërbim do të jetë i qasshëm për qytetarët 7 ditë të javës, prej orës 08:00 deri në 20:00, përmes numrit të telefonit 045 822 824.
Postimi i Fahri Shabanit:
Të nderuar qytetarë,
Jam i lumtur të ndaj me ju edhe një lajm të mirë nga shëndetësia.
Pas riorganizimit dhe fuqizimit të Shërbimit Mjekësor Shtëpiak kemi arritur të dyfishojmë ekipet mjekësore të Kujdesit Mjekësor Shtëpiak për të ofruar këto shërbime në 7 ditë të javës prej orës 8.00 deri në orën 20.00.
Këto shërbime mund të merren qysh prej ditës së nesërme.
Numri i telefonit për këtë shërbim është:
045 822 824
Kujdesi Mjekësor Shtëpiak nuk është thjesht një shërbim mjekësor, por një mbështetje gjithëpërfshirëse për të gjithë ata qytetarë që përballen me sfida të rënda shëndetësore.
Ky shërbim iu ofron pacientëve lehtësim nga dhimbjet dhe simptomat, ndërsa familjarëve u jep siguri, këshilla dhe një mbështetje të sigurt në momentet më të vështira.
Drejtoria për Shëndetësi është e përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetsore, ofrimin e tyre sa më afër qytetarit dhe lehtësimin e qasjes në këto shërbime.
Puna është fjala jonë!