Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar tubimin e radhës elektoral në Drenoc, ku u prit me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve.
Ai tha se atmosfera e krijuar mbrëmë në këtë fshat është dëshmi e qartë e mbështetjes që po merr në këtë garë.
“Prezenca kaq masive e përkrahësve tanë në Drenoc është dëshmia më e mirë se askush nuk mund ta ndalë fitoren tonë të thellë më 12 tetor”, theksoi Kastrati.