Saturday, October 4, 2025

Ilir Seferi: Skenderaj me VV-në përfshin intelektualët në vendimmarrje – një risi për komunën Skenderaj

Për herë të parë në historinë e komunës së Skenderajt, intelektualët do të bëhen pjesë aktive e procesit vendimmarrës.

Ky hap shihet si një inovacion i rëndësishëm për zhvillimin lokal, duke sjellë eksperiencën, diturinë dhe vizionin e elitës akademike e profesionale në menaxhimin e komunës.

Projekti parasheh krijimin e një Bordi Këshillues pranë Drejtorive Komunale, i cili do të funksionojë sipas modelit gjerman të njohur si “graue Eminenz” – këshilltarë të urtësisë dhe përvojës që udhëzojnë vendimmarrjen pa u bërë pjesë e politikës së përditshme.

“Ky bord do të jetë busull morale dhe profesionale për drejtuesit e komunës. Intelektualët e Skenderajt do të kontribuojnë me dituri, përvojë dhe vizion afatgjatë, duke garantuar një menaxhim modern, transparent dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në programin e prezantuar. Kjo nismë pritet të krijojë një hapësirë të re për dialog mes vendimmarrësve, qytetarëve dhe elitës profesionale, duke e bërë Skenderajn shembull të një qeverisjeje gjithëpërfshirëse dhe moderne në Kosovë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer