Saturday, October 4, 2025

Pjesëmarrje ‘rekord’ në tubimin e Ramiz Lladrovcit në Shkollën “Rasim Kiçina”

Në një atmosferë madhështore në Shkollën “Rasim Kiçina” të Drenasit, kandidati për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci, zhvilloi takim me qytetarët e Drenasi I. Në këtë tubim, ku morën pjesë edhe Alban Leku, Anjeza Kurtaj, Ekrem Elshani, Burbuqe Istogu Hoxha dhe kandidatët e tjerë të Listës “Për Drenasin Kampion”, shkuran rajoni.org.

Sipas Lladrovcit, pjesëmarrja masive dëshmon besimin dhe mirënjohjen e qytetarëve për punën e bërë dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të tij. Ai tha se platforma e tij për mandatin e ardhshëm është ndërtuar mbi rezultate të prekshme dhe qeverisje me integritet.

“Ne nuk mashtrojmë me favore e drejtori, nuk premtojmë toka, prona të paligjshme apo restorane. Nuk shpërblejmë me vende pune e emërime të fushatave. Ne premtojmë qeverisje kampion në nivel nacional, punë dhe projekte që garantojnë kushte më të mira për qytetarët dinjitoz e krenar të Drenasit – zemra e Kosovës”, deklaroi Lladrovci.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer