Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot u mirëprit me shumë entuziazëm dhe energji pozitive në Pantinëz
Idrizi tha se aty biseduan për projektet e mandatit të ri.
Postimi i plotë:
Pantina sonte e jashtëzakonshme!
Së bashku me kandidaten për Kuvendin e Komunës, Leonita Osmani, takuam banorët e fshatit Pantinë, të cilët na pritën me shumë entuziazëm dhe energji pozitive.
Biseduam për projektet e mandatit të ri, mandat të cilin e nisim pas 12 tetorit me vizion të qartë për zhvillimin e Vushtrrisë.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve