Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të jashtëzakonshme në Bellanicë.
Ai ka falënderuar qytetarët për besimin e madh që po i japin fushatës së tij, duke e cilësuar këtë mbështetje si garanci të fitores së sigurt pa balotazh më 12 tetor.
“Faleminderit Bellanicë! Mbështetja juaj e madhe është garancë e fitorës sonë pa balotazh më 12 tetor,” ka shkruar Kastrati, duke theksuar frymën fituese që po ndjehet në çdo takim me qytetarët e Malishevës.