Wednesday, October 8, 2025

Ekrem Kastrati dhe Halil Kastrati bashkojnë forcat për projektin humanitar më të madh në Malishevë

Në Malishevë u shënua një ditë e veçantë gëzimi, teksa kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, nënshkroi marrëveshjen dhe vuri gurthemelin e projektit madhor “Ndërtimi i qendrës për të moshuar, fëmijë me nevoja të veçanta dhe kuzhinës humanitare në Malishevë”.

Ky projekt, me vlerë investimi mbi 3 milionë euro, do të realizohet në bashkëfinancim me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, të themeluar nga humanisti i njohur Halil Kastrati, i cili është edhe Qytetar Nderi i Komunës së Malishevës.

Kryetari Kastrati u shpreh mirënjohës për kontributin dhe vullnetin e madh të z. Kastrati, duke theksuar se ky investim është përmbushje e një premtimi e përkushtimi për të përmirësuar jetën e të moshuarve, fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve në nevojë.

“Një projekt kaq i jashtëzakonshëm është përmbushje e një përkushtimi të madh që këto vite kemi pasur për të bërë më të mirën për qytetarët tanë,” u shpreh kryetari Kastrati.

Kjo nismë e rëndësishme shënon një hap të madh në rrugën e zhvillimit social dhe human në Komunën e Malishevës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer