Sot rreth orës 02:30, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Arllat të Drenasit një person është lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë).
I lënduari, R.B., mashkull, është dërguar për tretman mjekësor.
Menjëherë pas ngjarjes, njësitet policore të Drenasit kanë ndërmarrë veprime operativo-hetimore dhe kanë arrestuar personin e dyshuar, 29-vjeçarin E.B.