Thursday, October 9, 2025

Pas arrestimit të Fatmir Shehollit, policia ndalon edhe Milaim Zekën, i cili ishte në takim me të

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se, pas disa muaj hetimesh, me urdhër të PSRK-së, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.

I dyshuari është arrestuar në regjionin e Prishtinës, në përputhje me nenin 124, paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit u realizua me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, F.SH. është ndaluar për 48 orë, ndërsa njësitet relevante të Policisë së Kosovës po kryejnë bastisje në vendbanimin e tij për sigurimin e provave shtesë.

Sipas burimeve të Kosovanews në momentin e arrestimit F.SH ka qene i shpqeruar edhe me Milaim Zekën, i cili po ashtu është dërguar në stacion policor për procedura të mëtejshme.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, ndërsa publiku do të njoftohet për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer