Reperi i njohur shqiptar, Noizy, do të jetë pjesë e mbylljes së madhe të fushatës në Drenas, këtë të shtunë në ora 18:30, përkrah kryetarit dhe kandidatit për një mandat tjetër, Ramiz Lladrovci.
Fushata e Lladrovcit është zhvilluar nën moton “Për Drenasin Kampion”, e frymëzuar nga kënga e Noizyt “Flas gjuhën e kampionit”, që është kthyer në simbol të kësaj gare.
“Zemra e Kosovës, Drenica heroike – gati për fitoren 101!”, shkruan Noizy në një postim, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në mbrëmjen përmbyllëse që pritet të mbledhë mijëra qytetarë në qendër të Drenasit.