Një foto po qarkullon në rrjetet sociale e ku shihet se si një qytetari të Klinës iu është shtruar rruga edhe brenda në oborr, pra nga dyert deri tek garazhi i veturës.
Fotografia supozohet se është bërë në një fshat të Klinës e që ka koiçiduar me kohë fushate.
Lidhur me këtë, FrontOnline ka biseduar me kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, i cili ka thënë se nuk është në dijeni për këtë gjë, por se projektet e tyre janë vetëm deri tek dyert e oborreve të qytetarëve.
‘’Në oborr? Për besë ata janë menaxherët e kontratave, ata e dinë sintetiken dhe unë nuk kisha mundur të them diçka. S’besoj se shtrohet në oborr. Ne e shtrojmë deri tek dyert e oborrit’’,tha ai.
Elezaj, potencoi se nuk është i njoftuar me këtë gjë.
‘’Projekti ynë është deri tek dyert e oborrit, nuk jam I njoftuar me rastin’’tha ai.