Një ditë para zgjedhjeve, kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka ndarë një moment familjar të veçantë.
Pas një muaji të gjatë e intensive fushate, ai ka zgjedhur ta nisë ditën me djalin e tij, Ianin, në një takim pa protokoll, duke luajtur së bashku me lodra në dysheme.
Tahiri ka theksuar se me të njëjtin përkushtim e dashuri që tregon për familjen e tij, do të punojë edhe për çdo fëmijë dhe familje në Mitrovicë.