Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sapo ka përfunduar votimin në shkollën “Trepça” në vendlindjen e tij në Stantërg.
Tahiri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Ai tha se është optimist se sot do të jetë një ditë e bukur për të gjithë mitrovicasit, dhe se uron se dita të shkoj qetë e bukur ashtu siç po shkon.
Në shkollën “Trepça” në Stantërg të drejtë vote kanë 1034 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i votuesve në qytetin e Mitrovicës është 84 695. Gjersa vetëm deri në ora 11:00 në këtë qytet votuan 6808 ose 8.04% e votuesve.