Kryetari “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci ka hapur sonte zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas.
Lladrovci me me “PDKRLL” ka fituar Drenasin qysh në raundin e parë me mbi 50 përqind të votave.
Megjithëse nuk garoi në këto zgjehdje si pjesë e PDK-së ai ka thënë se do nga aty do të niset në betejen e re për fitore të reja të PDK-së aty ku është në baltotazh.
“Nga ato zyre kemi korr fitore të njëpasnjëshme për PDK-në. Ne do të shkojmë atje dhe do të shkojmë për ta qu amanetin në vend. Nga këtu do të nisemi në betejen e re për fitore të reja të PDK-së aty ku është në balotazh. Jam i gatshëm me i a shtri doren gjithnsecilit. Partia e liderve tanë, partia shtetndërtuese, partia e lirisë me vazhdu me qenë parti ashtu qysh e kanë lënë lideret tanë, jo ashtu qysh e kanë vendos me udhëheq do lider të ri, të cilet e kanë keqperdor rënd besimin e logos, besimin e qytetarëve kudo ku janë përkrahës të PDK-së”, ka thënë Lladrovci: