Wednesday, October 15, 2025

Ramiz Lladrovci i përgjigjet Krasniqit: Qe 4 vjet e kam ulë Vetëvendosjen në Drenas, këtë po ia bëj me dije

Ramiz Lladrovci, kryetar i zgjedhur sërish i Drenasit, i është kundërpërgjigjur Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, i cili fitoren e tij e pa me gjysmën e votave të PDK-së dhe “tranfer votash të VV-së” në Drenas.

Lladrovci tha se “nuk e ka dëgjuar” deklarimin e Krasniqit, por se “ia bëj me dije” që gjatë mandatit të kaluar katër vjeçar si kryetar komune “e kam ulë VV-në”.

“Nuk e di çka ka thanë Memli Krasniqi, se më thanë që paska mbajt konfernecë. Por ia bëjë me dije, që katër vjet unë e kam ulë Vetëvendosjen në Drenas, sepse njerëzir e VV-së që kanë besu ndryshe nga qeverisja e Memli Krasniqit në qeveirsjen time më janë bashku prej kohësh”, tha Lladrovci.

“Jam dhe mbes anëtar i devotshëm dhe i disciplinum i Partisë Demokratike. Unë jam kanë i padisciplinuar ndaj atyre që unë ua kam dhënë besimin dhe ata e kanë keqpërdorë besimin e PDK-së. Dhe ka të tillë që thojnë hajde bab t’i kallxoj arat dhe mexhat”, tha mes tjerash ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer