Ka ndërruar jetë veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Kajtazaj, ngs fshati Ternovë i Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
I ndjeri ka dhënë kontribut për lirinë e vendit tonë dhe ishte pjestar i dalluar i brigadës 112 Arben Haliti të zonës operative të Drenicës.
Lajmin për vdekjen e Smajlit e ka dhënë bashkëluftetari i tij, Agron Kajtazi, përmes rrjetit social “facebook”.
Për në banesën e fundit, veterani i luftës së UÇK-së, Smajl Kajtazaj, do të përcillet me datë 17. Tetor 2025, ora 14:00, në Vitomiricë, komuna e Pejës./Rajoni.org/