Friday, October 17, 2025

Rrezarta Hasani – Ibrahimi, femra më e votuara në listën e PDK-së

Rrezarta Hasani – Ibrahimi – anëtare e ardhshme e Kuvendit Komunal të Skenderajt, nuk është vetëm që ka fituar vota të mjaftushme për të qenë përfaqësuese e qytetarëve në organin legjislativ të kësaj komune.

Por, ajo ka dal të jetë ndër 5 femrat më të votuara në gjithë Kosovën në të gjitha listat e kandidatëve për asamble nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sa i përket komunës prej nga ajo vjen, bazuar në rezultatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hasan – Ibrahimi është femra me numrin më të madh të votave. Shifrat janë: 576.

Tek pasi përfundoi numërimi i votave në komunën e Skenderajt, ajo, në një paraqitje publike, foli shkurt dhe me mirënohje për të gjitha ata që e votuan.

“Faleminderit nga zemra për besimin, përkrahjen dhe çdo votë që më dhatë.
Kjo fitore është e juaja – zëri juaj foli qartë!”.

Rrezarta Hasani – Ibrahimi edhe në zgjedhjet lokale 2021 ishte ndër më të votuarat. Pasi arriti të bëhet anëtare e Kuvendit Komunal, mori përgjegjësi tjetër. Iu besua një pozitë në Ekzekutivin e Komunës së Skenderajt. U bë drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale – një nga sektorët më të ndjeshëm.

Sot në Skenderaj, përveç të arriturave që mbajnë vulën e saj, është edhe Qendra e Mjekësisë Familjare – e para në qytet, që mbetet meritë e angazhimit të saj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer