Lumir Abdixhiku ka përdorur thirrjen “lujta” të Ramiz Lladrovcit kur është përgjigjur ndaj deklaratës së Arbërie Nagavcit që deputetët e LDK-së duhet ta votojnë të dielën qeverinë “Kurti 3” me qëllim që Kosova të mos shkojë në dy palë zgjedhje.
Arbërie Nagavci ka deklaruar se pret që deputetët e partive të tjera të reflektojnë dhe të votojnë qeverinë e Albin Kurtit dhe të mos e dërgojnë Kosovën në zgjedhje të reja.
Abdixhiku ka thënë se kjo është shfaqje teatrale që do të jetë edhe të dielën.
“Lujta, lujta, nuk ki as qysh i përgjigjesh, për interes të vendit thotë votoni. Të dielën do të ketë këso mentaliteti, shfaqje teatrale”, ka thënë Abdixhiku.