Kryetari i Juniku, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se kanë vazhduar punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugëve në lagjen Gacafer dhe në lagjen Shtatë Shtatori.
Gjithashtu Shehu ka thënë se nesër do të vazhdojnë punimet edhe në disa lagje të tjera dhe fshatra të Junikut.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Puna jonë nuk ndalet. Sot kemi vazhduar punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugëve në lagjen Gacafer dhe në lagjen Shtatë Shtatori. Nesër do t’i vazhdojmë punimet në rrugët e lagjes Berishë dhe në rrugët e tjera lokale, në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Junikut.
Urime të gjithëve!