Sunday, October 26, 2025

U propozua për Ministër të Kulturës, reagon Fatmir Spahiu

Fatmir Spahiu ka njoftuar se ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për të marrë postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Në një status të publikuar, Spahiu shprehu mirënjohje ndaj Kurtit për besimin e dhënë dhe theksoi se, pavarësisht që nuk u votua ende, ai është i gatshëm të kontribuojë në këtë detyrë me profesionalizëm.

“Pavarësisht që nuk u votua, e falënderoj zotin Kurti që tek unë ka parë një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë, sidomos për përzgjedhjen e një personi që nuk është anëtar i ndonjë partie politike,” shkroi Spahiu.

Ai gjithashtu shtoi se do të vazhdojë të promovojë gjuhën e butë dhe respektin e ndërsjellë dhe do të punojë për të vënë interesin e Kosovës përpara gjithçkaje.

Spahiu e përfundoi mesazhin me fjalët: “Rrnoftë Kosova! Me respekt, Fatmir Spahiu, i propozuari për Ministër, në një mëngjes vjeshte në Prishtinë.”

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer