Sunday, October 26, 2025

I pari i PDK’së në Drenas: Opozitën në Drenas do ta bëjmë me nder e dinjitet, siç i ka hije PDK-së

U.D Kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Petrit E. Hajdari, ka zhvilluar një takim me kryesinë e degës dhe me kandidatët e kësaj partie për Kuvendin Komunal, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe është zgjedhur kryetari i grupit të asamblistëve të PDK-së, shkruan rajoni.org.

Hajdari tha se PDK-ja në Drenas do të ushtrojë opozitën me përgjegjësi dhe dinjitet, duke e konsideruar këtë si një dëshmi të përkushtimit ndaj qytetit dhe partisë.

Postimi:

Në takim me kryesinë e degës së PDK-së në Drenas dhe me kandidatët tanë për Kuvendin Komunal, diskutuam për zhvillimet e fundit dhe zgjodhëm kryetarin e grupit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Dëshmi e përkushtimit tonë për Drenasin e për PDK-në është që opozitën në Drenas do ta bëjmë me nder e dinjitet siç i ka hije PDK-së. Këtë parti politike e kemi adresë të angazhimit të cilin nuk e kushtëzojmë me pushtet.

PDK-ja e Drenasi nuk duhen veç kur të japin pushtet, por edhe kur duhet të punojmë, qoftë edhe nga disavantazhi i opozitës, për këtë qytet.

Çdo rrugë tjetër në politikë është e pakuptimtë.

I falenderoj të gjithë ata që besuan e u angazhuan. Është e vërtetë që rezultati nuk ishte ai që prisnim, por përgjegjësia për këtë më takon mua e jo qytetarit. Do të punojmë për ta sjellë edhe PDK-në edhe Drenasin në lartësinë që e meriton.

Falemnderit të gjithëve!
Petrit E. Hajdari

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer