Policia e Kosovës ka njoftuar se me 27 tetor ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje në qytetin e Skenderajt, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një anëtareje të familjes së tij. Pas intervenimit të njësive policore, i dyshuari iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.
Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.