Thursday, October 30, 2025

Varroset sot veterani i UÇK-së, i cili vdiq në Itali

Ka vdekur Zenun Berisha, veteran i UÇK-së. Lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në orën 14:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë.

Zenuni u lind më 8 shtator 1968 dhe u rrit në kushte të vështira, por me zemër të madhe, me shpirt të fortë dhe me dashuri të thellë për familjen e për vendin e tij.

Shkollën fillore e kreu në “Emin Duraku” në Sferkë, ndërsa të mesmen e vazhdoi në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë.

Ishte njeri punëtor, i ndershëm, gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë dhe me fjalë të mira për të gjithë.

Kur erdhi dita që atdheu kërkonte bijtë e vet, Zenuni mori armët dhe u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar me trimëri krah bashkëfshatarëve e shokëve të idealit.

Ai besonte se liria fitohet me gjak, me dashuri për tokën dhe me sakrificë për të ardhmen e brezave.
Pas luftës, Zenuni vazhdoi jetën me përkushtim ndaj familjes, duke lënë pas kujtimin e një njeriu të drejtë, bujar e të dashur.

Ai ndërroi jetë më 24 tetor 2025 në Bolonja të Italisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer