Friday, October 31, 2025

Ruzhdi Shehu: Po i japim fund pasojave të keq-qeverisjes, Juniku nuk kthehet prapa

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në infrastrukturën komunale, duke theksuar se projektet po zhvillohen në kuadër të “koalicionit me qytetarin”.

Sipas tij, gjatë ditës së sotme janë zhvilluar punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza në lagjen Gaxherr, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe në lagjet Pepsh, Berishë, Qendër dhe Kallavaj.

Shehu ka bërë të ditur se janë duke u përgatitur edhe punimet për asfaltimin e rrugëve lokale dhe rrugicave në disa lagje të Junikut, si dhe në rrugën për bjeshkë, konkretisht te Lugu i Gjatë.

Postimi:

Të dashur junikas,

Në emër të koalicionit me qytetarin, sot kemi vazhduar me punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zezave. Sot kemi punuar në lagjen Gaxherr, ndërsa ditëve në vijim do të vazhdojmë me punimet edhe në lagjet Pepsh, Berishë, Qendër dhe Kallavaj.

Po ashtu kemi vazhduar edhe me përgatitjen e punimeve për asfaltimin e rrugëve lokale dhe rrugicave në lagjet e ndryshme të Junikut si dhe në rrugën për bjeshkë konkretisht te Lugu i Gjatë.

Ne po punojmë për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar. Ndërsa të gjitha ata janë bërë bashkë për të luftuar punën tonë. Mirëpo me 9 nëntor junikasit do të përgjigjen në kutinë e votimit. Juniku nuk mund të rikthehet në kohë sepse rruga jonë drejt të ardhmes nuk mund të ndalet. Juniku nuk shitet për interesat e një grushti të njerzve dhe patericës së tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer