Saturday, November 1, 2025

Mblidhet shuma prej 24,000€ për shërimin e 55’vjeçarit nga Skenderaji

Shuma prej 24,000 mijë eurosh është mbledhur për shërimin e anëtarit të familjes Bytyqi, Enverit nga Abria e Poshtëme r Skenderajt, shkruan rajoni.org.

Përmes një postimi, familjaret që u angazhuan në grumbullimin e mjeteve kanë njoftuar se shuma është mbledhur, duke falenderuar secilin për kontribut.

Postimi:

Njoftim nga familja e Enver Bytyqi

Të nderuar qytetarë, njerëz me zemër të madhe dhe humanistë të vërtetë,

Në emër të familjes së Enver Bytyqit, ju njoftojmë se mjetet e nevojshme për trajtimin dhe shërimin e Enverit tashmë janë siguruar plotësisht. Për këtë arsye, nuk ka më nevojë për mbledhje të mëtejshme fondesh.

Shprehim falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush që kontribuoi — me ndihmë financiare, me përkrahje morale apo me fjalë të mira.
Solidariteti juaj ka qenë shembull frymëzues i humanizmit dhe bashkëndjenjës.

Me respekt e mirënjohje,
Familja e Enver Bytyqi !

Zoti ju shperbleftë !

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer