Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur dje në Drenas, shkruan rajoni.org
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshort i viktimës, dyshohet se gjatë udhëtimit me veturë e ka ndalur automjetin, e ka zbritur bashkëshorten nga vetura dhe e ka kanosur.
Gjatë largimit nga automjeti, viktima femër kosovare ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet më tej nga autoritetet kompetente.