Kryetari Bedri Hamza bashkë me kandidatin për kryetar, Arian Tahiri, kanë zhvilluar një takim të përzemërt me strukturat partiake dhe ish-aktivistë të PDK-së në Mitrovicë. Në këtë takim, Hamza ka vlerësuar lart besnikërinë e atyre që, edhe pse nuk janë më aktivë në politikë, i kanë qëndruar gjithmonë besnikë partisë.
Hamza ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së plotë për kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin, i cili, sipas tij, “ka fituar zemrat e qytetarëve dhe meriton mbështetjen e secilit prej nesh”.
Ai ka shprehur mirënjohje për përkushtimin, angazhimin dhe mbështetjen e pandalshme të strukturave dhe aktivistëve të PDK-së, duke theksuar se Mitrovica meriton përfaqësim të denjë dhe qytetar.
“Nga mitrovicasit, për Mitrovicën – me kryetar Arian Tahirin”, ka përfunduar Hamza.