Thursday, November 6, 2025

Ruzhdi Shehu: Po asfaltojmë rrugët në Berishë, Krasniq e 7 Shtatori – asnjë rrugë nuk do të mbetet pa u përfunduar

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve në disa lagje të qytetit, duke theksuar se asnjë rrugë në Junik nuk do të mbetet pa u asfaltuar, shkruan rajoni.org.

“Sot kemi vazhduar me asfaltimin e rrugëve në lagjet Berishë, Krasniq dhe 7 Shtatori. Asnjë rrugë në Junik nuk do të mbetet e paasfaltuar. Disa i kemi nisur dhe së shpejti do t’i asfaltojmë, ndërsa disa të tjera ende nuk u ka ardhur radha,” ka shkruar Shehu.

Postimi:

Të dashur junikas,

Propagandës dhe shpifjeve të kundërshtarëve politik, ne ju përgjigjemi me punë konkrete për të mirën e të gjithë junikasve pa dallim. Sot kemi vazhduar me asfaltimin e rrugëve në lagjet Berishë, Krasniq dhe 7 Shtatori. Asnjë rrugë në Junik nuk do të mbetet e paasfaltuar. Disa i kemi nisur dhe së shpejti do ti asfaltojmë. Disa të tjera ende nuk ju ka ardhur rradha. Mirëpo LDK do të asfaltoj të gjitha rrugët e Junikut pa dallim.

Infrastruktura është parakusht për jetën dhe mirëqenien e junikasve. Fatkeqësisht kjo çështje ka qenë dashur të zgjidhet para 12 viteve nga pushteti i kaluar.

Sidoqoftë, me punë dhe përkushtim së shpejti do të kompletojmë tërësisht edhe infrastrukturën e Junikut. Së bashku me junikasit dhe mërgatën, jo vetëm që do të kompensojmë ngecjet e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar, por edhe do të transformojmë Junikun në një qytet modern.

#LDK113
#JunikuPërtej

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer