Pas plot 44 vjetësh pune të përkushtuar si shofer i ambulancës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, sot është pensionuar zoti Qamil Deliu, shkruan rajoni.org.
Institucioni ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për kontributin e tij shumëvjeçar, profesionalizmin dhe shërbimin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve gjatë gjithë karrierës.
QKMF Skenderaj i ka uruar Deliut shëndet, qetësi dhe vite të lumtura në pension.