Wednesday, November 12, 2025

Hajni i votave s’i ndahet Pecit, shihet duke “shpërthyer” në festë me të

Enis Osmani, hajn i votave që dëshmohet me dy vendime të ndara të gjykatës, është parë shumë afër Faton Pecit pas shpalljes së rezultateve preliminare në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Osmani ka shpërndarë një video duke kënduar këngë patriotike përkrah Pecit në mbrëmjen e së dielës, ku Vetëvendosja shpalli fitoren atje.

“Faton Peci – Kryetar i Mitrovicës”, mbishkroi në videon i dënuari për vjedhje votash.

Festa e tij me Pecin s’është ndalur me kaq. Ai ka shpërndarë një tjetër fotografi pranë Pecit, me një torte në mes me mbishkrimin “Urime fitoren me ka krejt”.

Vetëm pas presionit publik, ministri Faton Peci ishte detyruar ta largojë nga kabineti i tij këshilltarin Enis Osmani, i cili kishte pranuar fajësinë për manipulim votash.

Sipas aktgjykimit, Osmani kishte falsifikuar rezultatet në zgjedhjet e vitit 2017 në vendvotimin 1115B/02d në shkollën fillore “Xhevat Jusufi” në Mitrovicë.

Ai kishte hequr dhe shtuar vota për disa subjekte politike – gjithsej 246 vota të regjistruara gabimisht: 228 të shtuara dhe 18 të hequra.

Nga këto, ishin 56 vota për PDK-në, 112 për LDK-në dhe 60 për Vetëvendosjen, ndërsa kishte hequr 8 vota për PDK-në dhe 10 për LDK-në.

Osmani u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë, pasi pranoi fajësinë për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer