Thursday, November 13, 2025

Komuna e Skenderajt shpërblen me tender biznesin e ‘afërt’ me Ganimete Musliun dhe PDK’në

Operatori ekonomik “Valmir Loshi B.I” me bazë në Istog, është shpallur fitues i tenderit me vlerë prej 11,111.11€ për ndërtikin e zonave rekreative në Skenderaj, Parki Idriz Rreci, zbulon portali rajoni.org.

Me 6 nëntoi, Zyra e Prokurimit të Komunës së Skenderajt njoftoi dhënien e kontratës për tenderin në fjale.

Vendimi mbartë nënshkrimin e zyrtares Hafseje Zenullahu.

Screenshot

Por kush është pronari i kompanisë fituese të tenderit mbi 11 mije eurosh në Skenderaj!?

“Valmir Loshi B.I” përveç si përfitues i tenderit të para nje viti me vlerë prej 880 mije eurosh ai me 14 shkurt të po të njëjtit vit ka fituar edhe tenderin tjetër me vlerë prej mbi 55 mije eurosh në Komunën e Skenderajt, pronari i saj, Valmir Loshi, njihet edhe për mbështetjen dhe afërsin e tij të madhe për PDK’në, miqësin me motrën e deputetes Ganimete Musliu, ish konsullën në Gjermani, Fatmire Musliu, shkruan rajoni.org.

Rajoni në postime të tij ka gjetur së i njëjti edhe e shpërndan deputeten Ganimete Musliu.

Përgjigjja e Komunës së Skenderajt

Lidhur me tenderin në fjale, rajoni.org i ka dërguar pyetje edhe zyres së informimit të komunës së Skenderajt.

Ata kanë thënë së procedurat e prokurimit janë të hapura dhe të njëjtat zhvillohen në bazë të legjislacionit në fuqi.

“Asnjë ndikim nuk është bërë për këto procedura për operatorin në fjalë. Qytetari Valmir Loshi është i këtij vendi, ai nuk ka afërsi siç e përshkruani ju në email. Me përgjegjësi të plotë e themi që askush nuk ka ndikuar që ai të fitojë ndonjë kontratë në komunën e Skenderajt”, thuhet në përgjigjjen e tyre.

Lidhur me artikullin ka reaguar deputetja Ganimete Musliu.

Ajo artikullin e ka quajtur shpifës dhe së nuk kërkohet falje dhe fshihet artikulli: do të ngritet padi.

“REAGIM! Portali Rajoni ka publikuar një artikull me titull: „Komuna e Skenderajt shpërblen me tender biznesin e ‘afërt’ me Ganime Musliun dhe PDK’në“. Baza e këtij artikulli qenka një foto e motres sime me personin në fjalë dhe fakti se personi në fjalë shpërndanë postimet e mia, kurse tendenca është për të denigruar reputacionin tim. Skenderaj është një qytet i vogël ku shumica prej nesh njihemi me njëri tjetrin. Nëse për diçka jam krenare, jam për faktin se me pjesën dërmuese kam ndërtuar raporte të shkelqyera të cilat qëndrojnë mbi bazën e respektit të ndërsjell e jo mbi bazën e interesave financiare. Unë do të vazhdoj të kultivoj edhe me tej raporte të mira dhe të ulem e të pi kafe me secilin qytetar të Skenderajt dhe më gjerë, por mohoj kategorikisht informacionin e rremë të publikuar së fundmi nga portali „Rajoni“. Artikulli  përmban të pavërteta që dëmtojnë reputacionin tim. Deri më sot nuk jam  përfshirë kurrë në veprimet ose sjelljet e përshkruara dhe as që kam ndërmend të përfshihem. Prandaj kërkoj që kjo përmbajtje të korrigjohet dhe të kërkohet menjëherë falje publike. Nëse ky informacion i rremë mbetet në internet ose vazhdon të shpërndahet, do të marr të gjitha masat e nevojshme ligjore, duke përfshirë ngritjen e një padie për shpifje dhe përhapjen e lajmeve të rreme, për të mbrojtur emrin dhe integritetin tim personal dhe familjar”, thuhet në reagimin e saj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer