Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkemb Manaj, ka akuzuar Hekuran Muratin dhe partinë e tij në pushtet për bllokimin e buxhetit të kryeqytetit. Sipas Manajt, çdo pretendim tjetër mbi këtë çështje është gënjeshtër dhe përpjekje për shmangie të përgjegjësisë penale.
Ai njoftoi gjithashtu se sot është dërguar një shkresë e re Ministrisë së Financave për zhbllokimin e buxhetit të kryeqytetit. Sipas Manajt, nga 33 milionë euro të planifikuara, rreth 23 milion euro të hyra vetanake dhe 10 milion euro të grantit qeveritar janë bllokuar nga Murati dhe bashkëpunëtorët e tij, në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.
Postimi:
Buxheti i Prishtinës i bllokuar, Shkemb Manaj akuzon Hekuran Muratin dhe partinë e tij
Prishtinë – Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkemb Manaj, ka akuzuar Hekuran Muratin dhe partinë e tij në pushtet për bllokimin e buxhetit të kryeqytetit. Sipas Manajt, çdo pretendim tjetër mbi këtë çështje është gënjeshtër dhe përpjekje për shmangie të përgjegjësisë penale.
“Adresa e vetme e bllokimit të buxhetit të Prishtinës është Hekuran Murati dhe partia e tij në pushtet. Tjerat çfarë thonë në statuset e tyre janë gënjeshtra të mëdha dhe tentim për t’iu ikur përgjegjësisë penale. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para drejtësisë, derisa e bllokojnë buxhetin e Prishtinës i cili është përfshirë në Ligjin për Ndarjet Buxhetore të vitit 2025”, ka thënë Manaj.