Thursday, November 13, 2025

Storie suksesi: Kompania “ILEAA Group” zgjerohet në Libi, pritet të realizoj projekte të medha në ndërtim dhe infrastrukturë

Kompania “ILEAA Group”, e cila ushtron veprimtarinë e saj në Kosovë dhe Gjermani, ka zgjeruar aktivitetin edhe në Libi. Ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm për kompaninë, e cila pritet të realizojë projekte të medha në ndërtim dhe infrastrukturë në këtë shtet të Afrikës Veriore, shkruan rajoni.org.

Zgjerimi i aktivitetit u konkretizua përmes një bashkëpunimi me Federatën e Përgjithshme të Dhomave të Tregtisë, Industrisë dhe Bujqësisë të Libisë dhe kompaninë “Medin për Ndërtim dhe Infrastrukturë”, me organizimin e një punëtorie profesionale në Tripoli.

Punëtoria, e mbajtur më 12 nëntor 2025 në selinë e Bashkimit të Përgjithshëm në Tripoli, kishte për temë “Shkëmbimi i përvojave teknike dhe administrative dhe përmirësimi i performancës dhe cilësisë në sektorin e kontratave”.

Në të morën pjesë kryetari i Këshillit Drejtues të Sindikatës, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, zyrtarë, inxhinierë dhe përfaqësues të agjencive ekzekutive.

Gjatë punëtorisë u diskutuan metodat më të avancuara për sigurimin e cilësisë dhe efikasitetit në rrjetet e komunikimit, si dhe mënyrat për përmirësimin e performancës së punëtorëve në zbatimin e projekteve.

Në përmbyllje të ngjarjes, u theksua rëndësia e nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, për shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e cilësisë së projekteve në fushën e kontraktimit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer