Friday, November 14, 2025

“Kujt po ia shan mustaqet”- si nisi zënka mes dy policëve që u suspenduan nga IPK-ja

Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar nga puna dy zyrtarë policorë në qytetin e Prizrenit, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një konflikt fizik me njëri tjetrin.

Zyrtarët e IPK-së kanë nisur hetimet dhe thuhet se i gjithë sherri kishte nisur pas një ofendimi banal.

Siç raporton Sinjali, njëri nga zyrtarët policorë ia kishte fyer kolegut të tij musteqet.

“Pse m’i shave mustaqet”, thuhej se ishte zanfailla e gjithë konfliktit.

Të suspenduar nga IPK-ja janë Ahmet Pulaj dhe Uran Piraj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer