Saturday, November 15, 2025

Ankesa e rajoni.org, AIP gjobit NPL “Përparimi” me 3 mijë euro

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka marrë vendim me të cilin i shqiptoi gjobë NPL Përparimit në shumën prej 3 mijë euro.

Ky vendim është marrë më 20 tetor 2025 pas shqyrtimit të ankesës së portalit rajoni.org, për heshtjen e KPK-së ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike.

Aty thuhet se AIP gjatë shqyrtimit të ankesës, e ka obliguar NPL Përparimi që t’i ofrojë palës ankuese (në këtë rast rajoni.org) qasje të plotë në informacionet që kanë qenë objekt kërkese.

Sipas vendimit, NPL Përparimi me gjithë paralajmërimin e AIP-së se kishte vetëm shtatë ditë afat për ta jetësuar kërkesën e palës ankuese, duke i ofruar qasje në informacionet e kërkuara, nuk e ka zbatuar vendimin e Agjencisë.

Po ashtu, në vendim thuhet se duke pasur parasysh heshtjen e NPL Përparimit, si rrjedhojë e moszbatimit të këtij vendimi, AIP me anë të njoftimit për shqiptimin e gjobës administrative të 9 tetorir 2025, ka njoftuar zyrtarin kryesor administrativ se mund ta shfrytëzojë afatin prej 7 ditësh për të përmirësuar shkeljen e evidentuar në vendimin e lartcekur, para se të shqiptojë gjobë administrative.

 

Screenshot

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur mund të paraqesë padi për kundërshtim në gjykatë kompetente për çështje administrative në afat prej 30 ditësh nga dita e dorëzimit të vendimit. Por, inicimi i konfliktit administrativ nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer