Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda ka mbajtur fjalim në seancën e jashtëzakonshëm të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje në orën 11:00.
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka reaguar deputeti i Lëvzijes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri, raporton Periskopi.
Bahatiri ka reaguar nga ulësja duke mos lejuar të mban fjalimin.
“A je ardh me ba hajgare. Nuk mund të vazhdosh kështu”, tha ai.
“Mos u gut se vec një jom, kështu që sot duroni pak të foli edhe unë se një jom prej PDK-së. Të shfrytëzoj kohën time”, u përgjigj Gruda.
Në këto momente ka ndërhyrje edhe Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, duke kërkuar qetësi nga deputet.
“Koleg deputetë qetësi ju lutem”, tha Basha.
Sërish ka ndërhyrje Bahtiri, por i menihershem ka qenë përgjigjja e deputetit të PDK-së duke thënë “Nuk mundesh me ma diktuar qysh me mbajtë fjalimin. E mbaj fjalimin qysh du unë. Me lejon rregullorja”.
Sërish kryetari Basha ka ndërdyrë duke i thënë Grudës të vazhdon fjalimin
“z.Gruda vazhdo fjalimin përshkak se nuk po dëgjohet”, tha Basha.
Gruda ka vazhduar fjalimin në Kuvend.