Wednesday, November 19, 2025

U.d i Kryeprokurorit: S’kam qenë asistent i Danica Marinkoviq, por kam qenë bashkëpunëtor profesional

Besim Kelmendi ka thënë se nuk ka qenë asistent i gjyqtares serbe Danica Marinkoviq, por vetëm procesmbajtës në gjykatë.

U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit ka shtuar se ka punuar në vijë me UÇK’në dhe partitë shqiptare.

“Vehbi Kajtazi përdor dy terma që janë të ndryshëm, herë thotë bashkëpunëtor herë asistent. Kurrë në jetë, jo vetëm që s’kam qenë asistent i Daninca Marinkoviqit, por kjo ka qenë e pamundur me ndodhë në jetën time, në karrierën time. Kam punuar si bashkëpunëtor profesional, si procesmbajtës. E vetmja detyrë që kam mundur ta kryejë në gjykatë ka qenë procesmbajtës. Kam lindur në atë kohë, kisha pasë dëshirë me lind si ju, mos me punu në atë kohë, por kam punu në vijë me UCK dhe me partitë politike shqiptare të asaj kohe.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer