Thursday, November 20, 2025

Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve

Presidentja e vendit ka caktuar datën 28 dhjetor për zgjedhjet e përgjithshme,

“Thirrja ime për partitë është të bëni fushatë dinjitoze. Pas dekretit për shpërndarje i vjen rendi diskutimit për datën e zgjedhjeve. 21 dhe 28 dhjetor mund të bëhen zgjedhjet. Pas konsultimit me partitë dhe KQZ-në, data e vetme e mundshme është 28 dhjetor”, tha Osmani.

Osmani sot mbajti një takim me liderët partiakë për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi Lëvizja Vetëvendosje dështoi për të dytën herë të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit.

Më herët Presidenca njoftoi për shpërndarjen e Kuvendit.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer