Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar me Bekim Jasharin, shkruan rajoni.org.
Lladrovci ka vlerësuar lart figurën e Bekimit, duke thënë se ai mban mbi vete pjesën e peshës së nderit dhe krenarisë së familjes legjendare Jashari, simbol i lirisë së Kosovës.
“Bekimi bart pjesën e peshës së nderit dhe krenarisë së Jasharajve legjendarë, bashkë me vlerat që shënojnë lirinë tonë. Rruga me miq të dëshmuar, bëhet më e lehtë!”, ka shkruar Lladrovci.