Monday, November 24, 2025

Raportohet së Ali Ahmeti po ndermjeteson për pajtimin e Ramiz Lladrovcit me Sami Lushtakun

“E kam rritur unë atë e ai mua, por unë atë më shumë”, kështu kishte deklaruar Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, për mikun e tij të dikurshëm, Sami Lushtakun.

Ky raport i tyre nuk është i njëjtë edhe sot. Rivaliteti mes Lushtakut e Lladrovcit dolën më në pah, pikërisht në zgjedhjet lokale 2025. Kur, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës kishte propozuar Petrit Hajdarin për kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit, duke ngjallur pakënaqësi te Lladrovci që për dy mandate kishte drejtuar atë komunë.

Tani, mesa duket hatërmbetja mes tyre po merr kahje tjetër.

Ali Ahmeti i shkoi sot në zyre Lladrovcit.

Jo vetëm.

Ai pas Drenasit, vizitë i bëri edhe liderit të Skenderajt, Sami Lushtakut.

Krej kjo, sic mer vesh Periskopi, Ahmeti po “pleqnon” për t’i pajtuar miqtë e vjetër, Lushtakun e Lladrovcin.

“Përgëzimet për fitoren në zgjedhjet lokale nga vëllai im, Ali Ahmeti, janë vlerë e shtuar. Sfidat gjatë dekadave në rrugën tonë të përbashkët na kanë forcuar. Të bashkuar, të fituar. Faleminderit, vëlla Ali!”, shkroi sot Lladrovci nga vizita e Ali Ahmetit.

Ndryshe, Ramiz Lladrovci e pati akuzuar Lushtakun edhe për zgjedhjet e vitit 2021.

“Zgjedhjet e vitit 2021, një prej njerëzve që më së shumti më ka luftu ka qenë Sami Lushtaku. Ai e ka inatin e madh,” u shpreh Lladrovci.

Ndërsa, Lushtaku e pati quajtur njeri “me probleme psikike” Ramiz Lladrovcin, i cili drejtoi një sërë akuzash.

“S’merrem me njerëz që kanë probleme psikike. Më mirë është ai të shkojë të kontrollohet. Nuk merrem me të”, deklaroi Lushtaku.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer