Ka kohë që banorët e Klinës së Begut po përballen me një rrezik permanent nga qentë endacak, të cilët po bredhin lirshëm nëpër rrugët e këtij qyteti të Dukagjinit. Një rast mjaft shqetësues ka ndodhur vikendin e kaluar, ku një qytetar i ka shpëtuar më të keqes vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të një shitësi tjetër.
Në bazë të një videoje që ka siguruar rajoni, shihet qartë turma e qenve duke ndjekur personin në fjalë, ndërsa shitësi i dalë në ndihmë e shpëton nga sulmi i mundshëm në rrugën e gjimnazit.
Imagjinoni sikur në vend të këtij qytetari të rritur të kishte qenë një fëmijë…
Rreziku do të ishte shumëfish më i madh dhe pasojat të paimagjinueshme.
Ky është një alarm serioz që institucionet duhet ta marrin me përgjegjësi të plotë, para se të ndodhë diçka e pariparueshme.
https://www.facebook.com/share/r/1FNEPjvwEq/?mibextid=wwXIfr