Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhikun, si kandidat për kryeministër.
Këtë e kumtoi vetë Abdixhiku në një konferencë pas mbledhjes së Kryesisë. Emri i tij tash do të kalojë edhe tek Këshilli i Përgjithshëm.
“Tek çështja e kandidatit për kryeministër, ishte diskutim i shkurtë”, duke theksuar se ishin të mendimit që përderisa ai është kryetar partie, s’duhet të ketë kandidat tjetër për kryeministër.
Abdixhiku bëri me dije se ka hequr dorë nga e drejta për të bërë renditjen e listës së kësaj partie, saktësisht kandidatëve për deputetë.
“Hoqa dorë nga e drejta ime për ta bërë renditjen e listës…LDK garon e vetme në këtë garë, por brenda listës do të zhvillojë diskutime me akterë, parti që mund të jenë pjesë e listës”, tha Abdixhiku.
Ai tha se një pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit mbetet e hapur, përfshirë edhe për Nismën e Fatmir Limaj.
“LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vetë, ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe z. Limaj me deputetët e vetë. Për këtë çështje do të diskutojmë ditëve në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri”, deklaroi ai.
“Jemi të hapur edhe për partitë, edhe për individë”, deklaroi Abdixhiku.