Protesta e transportuesve publikë dhe privatë në Komunën e Prishtinës, për shkak të mospagesës, sot kanë vazhduar me një formë tjetër.
Ndryshe nga e hëna kur pas pezullimit të të gjitha linjave punëtorët protestuan para objektit të Komunës dhe ndërtesës së Qeverisë, sot autobusët e “Trafikut Urban” u vendosën prej objektit të Komunës së Prishtinës, deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Express ju sjell pamje nga kolonat e autobusëve të parkuar në këtë segment të rrugës që lidh dy institucionet.