Tuesday, November 25, 2025

Shërbimet radiologjike tashmë edhe në QMF Komoran, lehtësohet qasja për mijëra banorë

Qytetarët e Komoranit dhe fshatrave përreth tashmë kanë një mundësi të re dhe shumë më të afërt për shërbime mjekësore, pasi që sot është inauguruar zyrtarisht Shërbimi Radiologjik në Komoran, duke sjellë diagnostikimin modern më pranë komunitetit.

Sipas njoftimit të komunës, ky shërbim i ri shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore dhe ofrimit të kujdesit më cilësor për qytetarët.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka theksuar se vazhdon me realizimin e projekteve të rëndësishme në shëndetësi, duke vënë në fokus qytetarin dhe nevojat e tij.

Komuna thekson se hapja e këtij shërbimi siguron: Shërbime moderne diagnostikuese
Qasje më të shpejtë dhe më të afërt
Përkushtim maksimal në kujdesin ndaj pacientëve

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer