Është dënuar me 24 vite burg Jetmir Sinani për vrasjen e Liridon Musliut dhe Fatos Zenunit në Vushtrri, në vitin 2023.
Sinani është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, pasi që nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës akuzohej për veprat penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Për veprën e parë penale, Sinani është dënuar më 23 vite burg dhe për veprën e dytë u dënua me 18 muaj burg, ku kryetari i trupit gjykues njoftoj se Sinani dënohet me dënim unik 24 vite burg.
Ky rast ishte kthyer në rigjykim, pasi që në gjykimin e parë i akuzuari Sinani ishte dënuar me 24 vite burg.