Komuna e Klinës e udhehequr nga Zenun Elezaj i AAK’së ka shpallur fituesin e tenderit për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, shkruan rajoni.org.
Fitues i tenderit është shpallur operatori ekonomik “Capital X Feet” shpk me çmim 29,998€.
Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues është dhënë me 26 nëntor dhe mbartë nënshkrimin e zyrtarit Labinot Morina.
Dekorimi i qytetit të Klinës parashihet të filloj menjëherë pas nënshkrimit të kontratës./Rajoni.org/
